Manchester United i dëshpëruar për sulmues, tenton dështimin e Barcelonës dhe 'yllin' e Sevillia-s

Tre ditë nga mbyllja e merkatos Manchester United është i dëshpëruar për të firmosur me një futbollist me tiparë sulmuese. Pasi Dortmund refuzoi 108 mln stërlina për Jadon Sancho-n ‘djajtë e kuq’ janë hedhur në sulm për dy alternativa të tjera.

ESPN shkruan se plani B i Manchester United është Ousame Dembele, futbollisti i Barcelonës i blerë për 150 mln euro nga Dortmund. Duke parë dëmtimet e pafundme dhe të gjata, por edhe impaktin e dobët që ka në lojë, Manchester United shpreson ta marrë me formulën e huazimit, ose ta blejë përfundimisht për 45 mln paund.

Ekipi i drejtuar nga Solskjaer raportohet se po interesohet fuqishëm dhe Lucas Ocampos, mesfushorin e Sevillia-s. ‘Djajtë’ pretendojnë se për 26-vjeçarin do të mjaftonin 35 milionë paund. Sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola duke e ndihmuar Sevillia-n të fitonte Europa League.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë