SHKODËR - Kisha autoqefale Ortodokse e Shqipërisë ka shenjtëruar katedralen Ortodokse të Shkodrës, “Lindja e Krishtit”. Kjo ceremoni e shënuar mblodhi në kryeqendrën e veriut që në orët e para të mëngjesit besimtarë të shumtë dhe autoritete vendore, e deputetë të parlamentit shqiptar.
 
Mesha e drejtuar nga hirësia e tij, kryepeshkopi Janullatos nisi që në orën 08:00 të mëngjesit, fillimisht me ecjen përreth katedrales, e më pas me bekimin e saj.
 
Duke folur para besimtarëve për këtë moment të shënuar, hirësia e tij Janullatos u ndal fillimisht te peripecitë që ka pasur Kisha Ortodokse për hapjen e saj në Shkodër, por edhe persekucionin komunist.
 
Ky persekutim sipas Janullatos është prezent edhe sot, por në një formë më të moderuar. Ai dha edhe një mesazh lidhur me integrimin Europian.

"Shpresojmë që shumë shpejt Shqipëria do jetë ligjërisht pjesë e familjes Evropiane. Shqipëria është esencialisht dhe kulturalisht pjesë e vlerave të familjes Evropiane prej kohësh. Perëndia uroj të ketë rezervuar një të ardhme më të mirë për vendin tuaj dhe lutja jonë për kët buron nga shpirti."-tha Janullatos.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)