Abe, që shihet si nga Pekini dhe nga Seuli si një nacionalist i djathtë, përfitoi nga një seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit japonez për të bër këtë kërkesë të re.
"Që Kina dhe Japonia të mund të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe miqësore, shpresoj të kem bisedime në një të ardhme të afërt dhe të zhvillojmë marrëdhënie me përfitime për të dyja palët të bazuar në interesat strategjike të përbashkëta", deklaroi Shinzo Abe.
Rivaliteti mes dy vendeve, që shfaqet me rritjen e buxhetit ushtarak, peshon në stabilitetin rajonal dhe disa i tremben, kryesisht Uashingtoni, një shkëndije në ishujt Senkaku, një arqipelag i pabanuar dhe që pretendohet nga Pekini nën emëritmin Diaoyu.
Megjithatë disa shenja zbutjeje janë shfaqur së fundmi. Dy vendet rifilluan gjithashtu javën e kaluar në Qingdao (në lindje të Kinës) bisedime për ngritjen e një mekanizmi komunikimi në çështjet detare mes agjencive të mbrotjes.
ATSH
