Japoni, anija gjigande përplaset me urën ( VIDEO)

Japoni, anija gjigande përplaset me urën ( VIDEO)

Anija

Një anije cisternë u përplas me një urë që lidh aeroportin Osaka Kansai me kontinentin japonez, duke shkaktuar dëmtime në disa pjesë të saj. Përplasja ndodhi, pasi Japonia është goditur nga tajfuni më i madh në këto 25 vjet. Pamjet e frikshme në video, tregojnë sesi anija përplaset me urën. Anija, e cila peshon më shumë se 2500 ton, shkaktoi dëmtime të mëdha në urë, por fatmirësisht asnjë nga ekuipazhi i saj nuk u plagos.

Momenti kur anija përplaset me urën 

Ndërkohë, reshjet masive të shiut shkaktuan përmbytje edhe të aeroportit. Të gjitha fluturimet janë pezulluar. Tajfuni "Jebi" goditi të dielën Japoninë dhe është stuhia më e fortë që ka goditur vendin në 25 vjet. Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa "Jebi" solli erëra të fuqishme në perëndim të vendit. Agjencitë meteorologjike kanë paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes së dheut, përmbytjeve dhe tornadave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë