Të paktën shtatë trupa të tjerë u gjendën sot në mëngjes në majë të vullkanit japonez Ontake, duke bërë që numri i të vdekurve deri tani të arrijë në 43 persona, një bilanc që mund të rëndohet edhe më shumë sipas autoriteteve.

Operacionet e shpëtimit rifilluan sot në mëngjes, katër ditë pas shpërthimit të papritur të vullkanit, që bllokoi me qindra alpinistë, një vullkan që ndodhet mes prefekturave qendrore të Nagano-s dhe Gifu-it.

Trupat e shpëtimit u detyruan të heqin dorë nga operacionet dje pasi kishte rrezik për shpërthime të reja për shkak të dyfishimit të nxjerrjes së gazit dhe të tërmeteve.

Në të kundërt, sot në mëngjes forcat ushtarake mundën të dërgojnë helikopterët e tyre që në mëngjes pranë vullkanit ku rekuperuan shtatë trupa të tjerë pa jetë.

ATSH