JAPONI - Një shpërthim i fuqishëm në oqeanin Paqësor ka krijuar një ishull të ri afër brigjeve të Japonisë. Ishulli i ri ka një diametër prej 183 metrash dhe ndhodhet mjaft pranë një tjetër ishulli të quajtur Nishinoshima.

Masa e gurëve u nxorr nga shtrati i detit, pas një shpërthimi në një zonë afër Unazës së Zjarrit, rreth 1 mijë kilometra në jug të Tokio-s. Megjithëse në këtë zonë tërmetet dhe shpërthimet janë të zakonshme, ato rrallë arrijnë një fuqi kaq të madhe. Siç mund të shihet edhe në video, shtëllunga të dendura tymi dalin nga shtrati i detit. Volkanologët thonë se temperaturat e gurëve që formojnë ishullin, mund të arrijnë deri në 1,000°C.

Rojet bregdetare kanë paralajëmruar anijet dhe marinarët të kenë kujdes në këtë zonë dhe mos t’i afrohen shumë, deri sa nxehtësia nga shpërthimi, të ulet.

Ishuj të krijuar nga shërthimë të tilla janë verifikuar edhe në vitet ‘70-’80, por ato janë zhdukur me kalimin e kohës për shkak të erozionit.

Njëri prej zëdhënësve të qeverisë Japoneze u shpreh se nëse ishulli do të kosolidohej dhe nuk do të zhdukej si të tjerët, atëhere ujërat territorialë të vendit do të rriteshin.

Një ishull i tillë u formua edhe afër brigjeve të Pakistanit gjatë muajit shator, si pasojë e një tërmeti.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)