JAPONI - Një peshk ton i kuq me peshë 222 kg, i peshkuar në brigjet e Japonisë, është shitur për 1.7 milionë dollarë në ankandin e parë të organizuar këtë vit në tregun e Tsukijit në Tokio.

Cdo kilogram i tij do të shitet për 8 mijë dollarë. Blerja është me e shtrenjta ne historine e shitjes se peshkut ne Japoni.

Cmimi në fjalë reflekton më shumë karakterin prestigjioz të ankandit në Tsukiji, që konsiderohet tregu më i madh i peshkut në botë.

Blerësi Kiyoshi Kimura, i cili është pronari i restoranteve të njohura të sushit në Japoni ka komentuar çmimin si shumë të shtrejntë. Kimura në ankandin e vitit të kaluar bleu një peshk ton për 736 mijë dollarë.

"Doja të rigjallëroja Japoninë", - ka shpjeguar Kimuar , "dhe të ndihmoja vendin të ngrihej nga kriza që shkaktoi tërmeti e tsunami i 11 marsit të 2011 përgjegjëse për humbjen e jetëve të mbi 16 mijë njerëzve dhe krizës bërthamore në impiantin e dëmtuar të Fukushimës."

Peshku ton është ndër ushqimet  më të preferuar të japonezëve.