OKIO, 26 prill /ATSH-AFP/ - Japonezët votojnë sot në zgjedhjet lokale të konsideruara si një referendum për politikën e rimëkëmbjes ekonomike të kryeministrit konservator, Shinzo Abe para zgjedhjeve senatoriale në vitin 2016.
Ata do të zgjedhin kryetarët e Bashkive dhe anëtarët e asambleve lokale në të gjithë arkipelagun duke përfshirë këtu dhe Tokion.
Rezultatet e para pritet të dalin në mbrëmje.
Kandidatët e Partisë Liberal-Demokrate të Abe dhe aleatit të tij të qendrës Komeito, kishin fituar gjerësisht në turin e parë të zhvilluar më 12 prill duke marrë maxhorancën në asambletë lokale dhe duke siguruar 10 prefektura të Japonisë./
/ec/