Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar për herë të parë, pas prezantimit të kabinetit qeverisës për 4 vitet e ardhshme nga kryeministri Edi Rama. Braçe i cili nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri ‘Rama 3’, ka postuar një foto ku shihet se po shijon perëndimin e diellit. Ndërkohë në foto, është kapur rastësisht (ose jo) një tabelë ku shkruhet “Bankomat, money (para)” dhe nuk dihet nëse Braçe kërkon të japë një mesazh të fshehur me komentin e fiksuar qartë në imazh.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë. Ndërkohë që ashtu siç kishte lajmëruar Erion Braçe, nuk do të jetë pjesë e kabinetit të qeverisë, dhe largohet bashkë me Pandeli Majkon, Eduard Shalsin Blendi Klosin, Etilda Gjonaj dhe Anila Denajn.
Pak ditë më parë, me anë të një video shumë domethënëse, në një nga paslëkundjet shumë të forta pas tërmetit të 26 nëntorit, ku Braçe shfaqej duke qetësuar qytetarët e tmerruar, ai është shkruante se tashmë "ka ardhur fundi", duke thënë ndihej i nderuar që u ka shërbyer njerëzve në nevojë përgjatë 24 viteve.
Pirdh se lirohesh Brace
Përgjigju