Monika Kryemadhi nuk ka humbur kohë për ta tejkaluar 'krizën' e divorcit duke nisur ashtu siç parajamëroi pasionin e saj të ri për të qenë nga deputete në aktore filmi. 

Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë.

Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.

Ajo mbeti jashtë Parlamentit, pasi nuk u kandidua për deputete nga Partia e Lirisë.

Ndaj dhe ka nisur merret me kinema.

Vetëm nuk dihet nëse do e çojë deri në fund ëndrrën e saj si aktore, pasi tashmë ka probleme me drejtësinë.