Javët vendimtare për Demarkacionin
Kusht për liberalizimin e vizave
Demarkacioni pritet të rikthehet këtë muaj në Parlament. Zyrtarët qeveritarë besojnë se marrëveshja do të kalojë, derisa opozita zotohet se do ta pengojë të njëjtën.
Demarkacioni pritet të rikthehet këtë muaj në Parlament. Zyrtarët qeveritarë besojnë se marrëveshja do të kalojë, derisa opozita zotohet se do ta pengojë të njëjtën.
Ndërsa njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova ka humbur shumë kohë dhe pasojat e kësaj neglizhence do të vërehen në ditët në vazhdim, shkruan Zeri.
Që nga viti 2010 premtimet për liberalizimin e vizave kanë qenë “arma” kryesore e liderëve politikë kosovarë. Presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa dy partive më të mëdha në vend u kanë sjellë numër të konsiderueshëm të votave mbi këtë kauzë.
Mirëpo, edhe pse ka shkuar pothuajse një dekadë nga fillimi i këtyre premtimeve, të vetmit që kanë mbetur duarbosh janë qytetarët e Kosovës.
Ata edhe sot vazhdojnë të mbesin “të izoluarit e Evropës”, derisa për t’u pajisur me një vizë detyrohen të kalojnë nëpër procedura të gjata dhe stresuese burokratike.
Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, që u tha se ka mbetur kushti i vetëm pa plotësuar para se Kosova ta përfitojë liberalizimin, po zvarritet tashmë dy vjet.
Në Qeveri thonë se ajo pritet të vijë në Kuvend brenda muajit dhe kësaj radhe të ketë një rezultat pozitiv.
Ndërkohë opozita edhe këtë herë ka paralajmëruar bllokimin e saj.
Mirëpo përkundër kalimit apo jo të kësaj Marrëveshjeje, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend kanë thënë se tashmë askush nuk e di se kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.7%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.1%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është sëmurë? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e Turit
7 Gusht, 22:50
-
12 vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
7 Gusht, 22:42
-
Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj
7 Gusht, 22:37
-
Elon Musk: Kamala Harris është një komuniste
7 Gusht, 22:31
-
SHBA, Qeverisë së Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që e ndihmuam t’i krijojë
7 Gusht, 22:31
-
Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten
7 Gusht, 22:21
-
I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur
7 Gusht, 22:04
-
Veton Surroi: Si e sheh inteligjenca artificiale Ballkanin Perëndimor më 2030
7 Gusht, 21:55
-
Prej 20 vitesh në arrati, mediat italiane i bëjnë jehonë shqiptarit që u kap në Vlorë, në pritje për t'u ekstraduar
7 Gusht, 21:51
-
200 mijë euro në vit! Italia dyfishon taksën e sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në këtë shtet
7 Gusht, 21:44
-
Arkimed Lushaj i drejtohet ministres së Kosovës pas urdhër arrestit: 500 forca policore ishin tek shtëpia ime, a jeni normal ju (VIDEO)
7 Gusht, 21:32
-
Ministri i jashtëm izraelit bën thirrje për vrasjen e udhëheqësit të ri të Hamasit
7 Gusht, 21:23