Java e 29-të e Superligës, surprizat e çdo ndeshjeje

Java e 29-të e Superligës, surprizat e çdo ndeshjeje

Tirana ka marrë një fitore shumë të vyer për mbijetesën pasi ka mposhtur me shifrat 1 me 3 Teutën në javën e 29 të Superligës. Në takimin e zhvilluar në Durrës bardheblutë u panë superior që në minutat e para, ndërsa goli që zhbllokoi shifrat erdhi pranë fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës Hasani dyfishoi rezultatin para se Kamara të shkurtonte përkohësisht, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Karabeci. Një humbje që djeg shumë për Teutën dhe që është e katërta në sëri.

Ndërkohë në Elbasan Kukësi është dorëzuar përfundimisht për çështjen titull pasi është mposhtur 1 me 2 nga Flamurtari. Një humbje që e mban Kukësin -12 pikë nga Partizani kryesues, ndërkohe që kanë mbetur edhe 7 javë kampionat.

Në Korçë Skënderbeu i Shehit është kthyer te fitoret duke mposhtur thellë 4-0 Kastriotin. Një trepikësh për ujqërit që i mban në garën për një vend në Kupat e Europës, ndërsa për krutanët një humbje që djeg shume sa i takon objektivit mbijetesë.

Ndeshja tjetër e kësaj jave mes Luftëtarit dhe Laçit është mbyllur 1-0 në favor të gjirokastritëve. Pas 29 javësh kampionat Luftëtari renditet në vendin e 7 me 39 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të tetë dhe 7 më shumë se Kastrioti i vendit te 9.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim