Java e modës në Berlin, dominojnë
veshjet me ngjyra të shndritshme

Stilistët vazhdojnë ende të paraqesin krijimet e tyre të shkëlqyera dhe të çuditshme Vjeshtë - Dimër 2013 në kryeqytetin gjerman. Mercedes – Benz Fashion Week tashmë një nga eventet më të rëndësishme të modës në Berlin, ka mbledhur mijëra pjesëmarrës duke filluar që nga stilistët, modelet, fotografët, reporterët, gazetarët dhe blerësit.

berlin fashion week

Stilistët Hien Le, Patrick Mohr, Lena Hoschek, Sissi Goetze dhe shumë të tjerë tërhoqën vëmëndjen e të gjithëve me veshjet me ngjyra të ndritshme. Për koleksionin e grave Vjeshtë-Dimër 2013 në fustanet e mbrëmjes dominuan ngjyrat rozë, kuqe koral, dhe blu e ndritshme në pasarelën e shtëpisë së modës Laurel, ndërsa stilistja Elisabeth Schwaiger paraqiti veshje gri metalizato si dhe një koleksion të palltove dhe shalleve prej leshi, pjesë e sloganit "të shikosh, të ndjesh dhe të dashurosh”.

berlin fashion week

Ndërkohë stilisti spanjoll Leandro Cano është kritikuar pak si i “çuditshëm” për veshjet e tij të guximshme me lule shumëngjyrëshë ku ka dominuar ngjyra e bardhë. Cano u shpreh se për modelimin e veshjeve të tij, ishte frymëzuar nga emri Azrel, një engjëll që ka misionin për të sjell vdekjen në qiell apo siç e quan ai në tunelin e bardhë të vdekjes.

berlin fashion week

Tashmë Berlini që prej 10 vjetësh zë një vend të veçantë në kalendarin ndërkombëtar të modës përkrah sfilatave të Parisit, Londrës, New Yorkut dhe Milanos.
Ndërkaq sapo ka mbaruar java e modës milaneze ku u prezantuan 250 koleksione Vjeshtë/Dimër 2013 nga stilistët më të njohur të botës si Gucci, Louis Vitton, Mollinari, Giorgio Armani, Fendi dhe shumë të tjerë.(l.c/xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve