PARIS - Si gjithmonë, Karl Lagerfeld mendja kreative e Channel ka suprizuar edhe kësaj radhe. Shtëpia luksoze e modës ka prezantuar koleksionin pranverë/verë 2013 në një amfiteatër të veçantë brenda në Grand Palais mbushur me pisha të vërteta dhe dushqe.

Drejtori i përgjithshëm i Channel me ndihmën e grimierit të shtëpisë së modës Peter Philips i cili kishte errësuar sytë e modeleve me të zezë, paraqiti modelet e tij me veshje të ndryshme, që të japin mundësinë të lëvizësh lirshëm.

chanel

Tendencat e fundit të stilistit të njohur ishin dhe fustanet e gjata me lule shumëngjyrëshe. Ndërsa parukieri Sam McKnight kishte krijuar disa modele flokësh të dekoruara me aksesorë ngjyrë blu, zezë dhe e bardhë të bëra nga pendë, dantella pambuku dhe perde.

Më pas, finalja e pasarelës në Haute Couture ishte e pazakontë, ku dy modele të veshura me vello nuse të shoqëruara me një fëmijë , lanë përshtypjen si një kundërpërgjigje ndaj mijëra vetave që protestuan në Paris kundër planit të presidentit francez François Hollande për ligjërimin e martesave të të njëjtit gjini.

chanel

"Është diçka që unë e konsideroj natyrale pasi më duket mjaft e bukur që dy gra të martohen", tha për gazetarët Lagerfeld dhe

"Sipas mendimit tim, dy nënat janë më mirë se dy baballarë." Coco Channel ishte stilistja e parë që dizenjoi pantallona për femra, bizhuteri dhe parfumin e famshëm tashmë Channel No.5.

chanel

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)