PARIS - Ka nisur në Paris java e Modës me prezantimin e parë të Koleksionit për femra Pranverë – Dimër 2013 e Donatella Versaces, një nga stilistët më të njohur të modës italiane në botë.

Koleksioni i krijimeve të shkëlqyera të pëlhurave shumëngjyrëshe është paraqitur mes formave arkitektonike të Le Centorial. "I gjithë ky frymëzim më erdhi kur unë vizitova për herë të parë këtë vend u shpreh Donatella dhe mbeta pa frymë nga bukuria dhe arkitektura e kupolës prej qelqi dhe kjo ishte arsyeja që paraqita koleksionim tim pikërisht këtu”.

java modes paris
Le Centorial është një qendër biznesi e cila është konsideruar si pikë takimi mes historisë së vjetër dhe moderne. Ndërtesa e cila ndodhet në zemër të Parisit ka linja perfekte gjeometrike të plotësuara edhe nga fasadat me xhama, ballkonet dhe tarracat të cilat së bashku krijojnë një ekuilibër të përsosur.

Gjatë pasarelës në veshjet e mahnitshme dominuan ngjyrat fluoreshente, verdhë, rozë, dhe ngjyrë floriri. Gjithashtu spikatën edhe veshje me ngjyrë të zeze me punime dhe aksesorë prej floriri të vërtetë 24 karatësh.

java modes paris

Mes të ftuarve special ishte edhe fituesi i çmimit Oskar Kevin Costner me bashkshorten e tij dhe Princesha Charlene e Monakos.

Shtëpia e modës Versace u themelua nga Gianni Versace në vitin 1978 dhe Donatella motra e tij mori drejtimin e kompanisë kur vëllai i saj u qëllua për vdekje në Miami Beach në vitin 1997.

Java e modës pariziene do të vazhdojë deri të enjten e ardhsme dhe stilistët më të njohur si Christian Dior, Channel, Giorgio Armani, Jean Paul Gauthier dhe Valentino do të prezantojnë koleksionet e tyre të fundit.

java modes paris

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)