Java e tretë e Superiores, trajneri i Skënderbeut: Ende herët për t’u quajtur pretendent

Java e tretë e Superiores, trajneri i Skënderbeut: Ende herët për t’u quajtur pretendent

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, në prag të ndeshjes së javës së tretë me Laçin, që do të zhvillohet të premten në Korçë, në orën 19:45, ka folur për shumë tema, ku stenca e fjalës së tij është besimi te të rinjtë.

Numri një i stolit korçar beson se skuadra e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi Laçi është kundërshtar shumë i vështirë dhe këtë e ka treguar gjatë gjithë sezoneve të fundit dhe jo më kot ishte edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Sigurisht që specifika është e ndryshme. Luajmë me një kundërshtar që para 3 javësh luajtëm në Superkupë, por ndeshja e Superkupës ka një specifikë të veçantë. Nuk një sfidë e njëjtë me kampionatin. Kemi përballë një skuadër të mirë, të re, por që të jep përshtypjen e një skuadre kompakte. Ka 4 pikë në tabelën e klasifikimit, kështu që është një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh faktin se luajmë pa tifozë.

Orges Shehi, trajner

Trajneri i Skënderbeut foli edhe për ndryshimet e mundshme në formacionin titullar. Shehi mendon se të rinjtë kanë nevojë për përkrahje dhe besim.

Ndeshja pas ndeshjeje në varësi të situatave do të bëhen dhe ndryshime. Akoma nuk e kemi përcaktuar formacionijn, por duke ditur që afrimet e reja kanë ardhur vonë akoma nuk janë përshtatur me grupin.

Unë jam pro lojtarëve të rinj. Ata janë në moshë të re dhe kanë nevojë për përkrahje dhe besim. Më vjen mirë që po luajnë mirë dhe tregojnë vlera. Për ne nuk ka rëndësi nga vijnë, pasi përfaqësojnë ekipin e Skënderbeut. Janë të gjithë njësoj. Më vjen mirë që janë të rinj dhe po sillen si të pjekur.

Orges Shehi, trajner

Edhe pse ka bërë shumë ndryshime dhe janë larguar shumë lojtarë cilësorë, Skënderbeu i ka bërë një nisje shumë të mirë kampionatit, duke marrë 6 pikë pas fitoreve 1-0 ndaj Partizanit dhe 3-0 ndaj Kastriotit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opionion: 30/08/2018 17:44

    te largohete tranjeri kroate tek gjirokaster te vihete shume kanditature per tranjer Ilir shulku bledi nalllbani astrite afizite ku do villohete liga amotor dhe liga ballkanike dhe liga perbashke kosove shqiperi te trasmetohete superliga shqiptare dhe kosove ne televizoni shqiptarese ka te drejte esjae dhe kategoria pare ne neshqiperi dhe kosvoe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)