Java Kulturore Gjermane për artdashësit shqiptarë, kalendari me koncerte dhe filma për datat 6-8 Tetor

Java Kulturore Gjermane për artdashësit shqiptarë, kalendari me koncerte dhe filma për datat 6-8 Tetor

Prej datës 2 Tetor ka nisur në Tiranë eventi i aktiviteteve të Javës Kulturore Gjermane, i cili do të zgjasë deri më 8 Tetor.

Për artdashësit është publikuar edhe kalendari i aktiviteteve të ndryshme artistike për tre nga ditët e ardhshme, 6-8 Tetor.

Do të mbizotërojnë evente për të apasionuarit e të muzikës, si Deep House dhe Techno apo DJ, por edhe shfaqje të filmave si “Elaha” dhe koncerte nga pianistë, orkestrale nga Bethoven dhe Shubert.

Po kështu dhe aktivitet ekonomik në Shkodër, për mbetjet organike.

Kalendari i Javës Kulturore Gjermane, 6-8 Tetor:

-Më 6 tetor, ora 17:00-00:00, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, do të organizohet “Street Rave With Hannes Bieger”. DJ dhe producenti me famë botërore Hannes Bieger do të ngjitet në skenë për të performuar një përzierje unike të Deep House dhe Techno music, duke përcjellë për të apasionuarit e muzikës elektronike energji dhe kreativitet.  Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar një natë të paharrueshme, plot ritme dhe energji! Bashkohuni me ne për një festë që do ta kujtoni gjithmonë!

-Më 7 tetor, ora 15:00, në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë, do të shfaqet filmi “Elaha” me regji të Milena Aboyan. Ky film, pjesë e Javës Kulturore Gjermane, na sjell një narrativë të fuqishme që eksploron dashurinë për familjen dhe dëshirën për të qenë protagonist i jetës tuaj. Gjithashtu prek tema delikate të botës femërore, duke ofruar një perspektivë të re dhe emocionuese mbi sfidat dhe triumfet e vajzave dhe grave.

-Më 7 tetor, ora 19:30, në sallën e koncerteve UART në Tiranë, do të mbahet koncerti “Mothers, lovers, revolutionists” nga pianistja Sina Kloke dhe mezzo soprano Marta Wryk. Dy artistet na ftojnë në një mbrëmje të veçantë, që vë në qendër krijimtarinë e grave në historinë e muzikës. Do të performohen vepra të kompozitoreve të famshëm si Clara Schumann, Ethel Smyth, Fanny Hensel, Germaine Tailleferre, Dora Pejačević, Stefania Turkeëich dhe Florence Price. Ky event ofron jo vetëm një udhëtim muzikor përmes kompozimeve të tyre të mrekullueshme, por gjithashtu ndriçon edhe biografitë e këtyre artisteve të shquara, të cilat shpesh kanë qëndruar në hijen e kolegëve të tyre burra.

-Më 8 tetor, ora 11:00, në qendrën Rinore Arka në Shkodër, do të zhvillohet CCL Shkodra Hackathon: Testing Solutions for the Prevention of Organic, Textile, and Packaging Waste, një event mbi botën inovative të ekonomisë qarkulluese! Fokusi kryesor është zhvillimi dhe provimi të zgjidhjeve të qëndrueshme për shmangien e mbetjeve organike, tekstileve dhe mbetjeve të ambalazhit.

-Më 8 tetor, ora 19:30, në Galeria Kalo në Tiranë, do të çelet ekspozita “Tipping Point”. Artistët Vládmir Combre de Sena, Ilse Dreher, Harald Etzemüller, Paul Hirsch, Kerstin Lichblau, Matthias Rudolph, me veprat e tyre, reflektojnë mbi momentin vendimtar të një pike kthese – një moment ku mendimet e kundërta dhe rrethanat kontradiktore dhe sfiduese, përplasen në situata që duken të pa zgjidhshme. Ky aktivitet është pjesë e programit të shkëmbimit të artistëve, i cili filloi me Frankfurt Art Experience në shtator 2024.

-Më 8 tetor, ora 20:00, në Sallën koncertuale UART në Tiranë do të organizohet koncerti “Beethoven and Schubert in dialogue”. Kryevepra të muzikës së dhomës në madhështinë e tyre orkestrale do të performohen në Tiranë. Intensiteti i tyre dramatik dhe bukuria lirike karakterizojnë këto pjesë muzikore. Artistët që do të performojnë janë: Erik Schumann, Emily Körner  dhe Raphael Sachs në violin ndërsa Edison Pashko dhe Vlorent Xhafaj  në violonçel.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!