TIRANË, 21 nëntor/ATSH-Z.Tosku/-Në kuadër të javës ndërkombëtare të arsimit, Ambasada amerikane në Shqipëri ka planifikuar aktivitete për të treguar mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara.
Stafi i Qendrës së Këshillimit EducationUSA, Jonida Lamaj dhe Aida Hudhri kanë ofruar në ditën e sotme seancë këshillimi në Qendrën Akademike në Lezhë ndërsa në Tiranë Stafi i Qendrës së Këshillimit EducationUSA ka ofruar seancë këshillimi në grupe pranë EducationUSA Advising Center, në Universitetin Marin Barleti.
Ndërkaq, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë me dije që gjithë të interesuarit mund të gjejnë informacionet e nevojshme në qendrën e formimit të arsimit amerikan në Shqipëri, si dhe në adresën online Qendra Informative e Arsimit Amerikan në Shqipëri (EDUSA-UMB)./m.m/









