TIRANË- Në një kohë kur pritet që javën e ardhshme të bëhen publik emrat e qeverisë "Rama 3", zv.kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar largimin nga qeveria. Me anë të një video shumë domethënëse, në një nga paslëkundjet shumë të forta pas tërmetit të 26 nëntorit, ku Braçe shfaqet duke qetësuar qytetarët e tmerruar, ai është shprehur se tashmë "ka ardhur fundi", duke thënë ndihet i nderuar që u ka shërbyer njerëzve në nevojë përgjatë 24 viteve.
" Ka një fund!I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë! Në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit. Pas çdo pune të kryer, vepre të ndërtuar nuk jam unë, janë punëtorët! Mijëra që punuan, ndërtuan, ndryshuan Divjakën dhe fshatrat", shkruan Braçe.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Erion Braçe ka qenë një nga kandidatët më të votuar të PS-së, me mbi 15 mijë vota. Pas zv.kryeministrit i cili u konfirmua që nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re që pritet të formohet në shtator, sot u mësua se nuk do të ulet në karriget e parlamentit as doktoreshë Najada Çomo, pasi kjo e fundit u tërhoq për shkak të pandemisë së COVID-19 e cila duket se me vjeshtën pritet të ketë një përkeqësim të shifrave. Vendin e saj pritet që ta zërë Mimi Kodheli.
Braçe u bë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste në vitin 1994. Midis 1997-2001 ai ishte anëtar i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Privatizim. Braçe është zgjedhur si anëtar i Kuvendit shqiptar për gjashtë legjislatura dhe më parë ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa, teksa u emërua Zëvendëskryeministër më 28 dhjetor 2018 dhe u konfirmua me një dekret presidencial në 4 janar 2019.
Cfare kontributi konkret pretendon se ka dhene???
PërgjigjuShume mire, tani mund te zgjedhi te gjitha problmemet nga facebook-u…. Uuuu po prit pak te njejten gje bente dhe kur ishte zv./KM praktikisht nuk do te ndryshoje asgje
PërgjigjuI firmose te gjitha VKM Rames o trim. Te perdori. Njeri ne nevoje te duket Zamir Mane qe i firmose zgjatjen e kontrates ne Palase. Pftuu
PërgjigjuKur kryeminister eshte zamiri, zevendekryeministri qe largohet duhet pergezuar. Politika nuk eshte loje luftash por idesh e bindjesh!