Ata janë konsideruar gjithnjë si një nga çiftet më të konsoliduar dhe më jetëgjatë të showbizit botëror.

Por mesa duket spekullimet mediatike për një ndarje mes Beyonce dhe Jay-Z kanë nisur nga mediat e huaja.

Fokusi i mediave për ta ka nisur rreth një muaji më parë me sherrin mes Jay-Z dhe motrës së Beyonces, Solagne duke aluduar për tradhëti të reperit ndaj këngëtares.

Sipas “In Touch Weekly” Jay-Z takohet rreth 2 herë në muaj me Casey Cohen,  një vajzë në New York.

Ende nuk bëhet i ditur ndonjë reagim i çiftit rreth këtyre spekullimeve.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)