1761481740_20131123201538d4c.jpg

Rebelët Houthi të Jemenit kanë arrestuar tre anëtarë të stafit lokal të Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ata për spiunazh për Izraelin, tha për AFP një burim sigurie në grupin rebel. 

Burimi shpjegoi se "dy gra që punonin për Programin Botëror të Ushqimit u morën nga shtëpitë e tyre të shtunën" në kryeqytetin e mbajtur nga rebelët, Sana'a, ndërsa "një burrë jemenas që punon gjithashtu për ëFP u arrestua gjatë natës".

Sipas këtij burimi, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës mbajnë ende një listë të personave të kërkuar me akuzën e bashkëpunimit me izraelitët dhe amerikanët. 

Këto janë të fundit në një seri arrestimesh që synojnë stafin lokal të OKB-së dhe organizata të tjera jofitimprurëse: vetëm këtë javë, shtatë punonjës lokalë të OKB-së u arrestuan me akuza të ngjashme për bashkëpunim me Izraelin. Të premten e kaluar, OKB raportoi se grupi ka arrestuar 55 anëtarë të stafit të saj që nga viti 2021.

Udhëheqësi rebel Abdulmalik al-Huthi ka akuzuar disa agjenci të OKB-së, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit dhe UNICEF-in, për përfshirje në "spiunazh agresiv" dhe për luajtje të një roli në bastisjet izraelite që shënjestruan një takim qeveritar në gusht, duke vrarë kryeministrin rebel.


Lajmi kryesor:

Gaza/ Hamasi: Nëse pushtimi izraelit merr fund, dorëzojmë armët tona! Netanyahu: Kemi të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në enklavë