/ATSH-AFP/ - Të paktën 11 persona u vranë sot në Aden, qyteti i dytë i Jemenit gjatë përlasjeve mes rebelëve shiitë dhe forcave besnike të presidentit, Abd Rabbo Mansour Hadi, larguar në Arabinë Saudite, theksoi një burim ushtarak.
Rebelët dhe aleatët e tyre kërkojnë të marrin kontrollin e qytetit të madh portual në jug, në ditën e 14-të të fushatës ajrore të ndërmarrë kundër tyre nga Arabia Saudite, në krye të një koalicioni ushtarak të përbërë nga dhjetëra vende arabe.
Luftëtarët e komiteteve popullore, përkrahës të ushtrisë që mbështesin presidentin Hadi sulmuan një pozicion të milicëve shiitë në Dar Saad, një lagje në veri të Aden, sipas burimit ushtarak./