Jemeni vendi i destabilizuar nga të gjitha anët


SANA /ATSH-AFP/ - Jemeni, ku një ndërhyrje ushtarake e drejtuar nga Arabia Saudite u ndërmor sot, është një vend i gllabëruar nga një krizë e pafund e shkaktuar nga një milici shiite, nga një president i dështuar, nga xhihadistët sunitë të Al-Kaedës dhe së fundmi nga ata të Shtetit Islamik:
- Milicia shiite në ofensivë -
Që prej revoltës popullore të vitit 2011, në vazhdën e Pranverës Arabe, që çoi në largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, pushteti qendror u margjinalizua nga forca militare e huthisëve.
Kjo lëvizje e përqëndruar në veri të vendit rekruton nga komuniteti zaid, degë shiite, që përfaqëson një të tretën e popullsisë së Jemenit.
Duke u frymëzuar nga lëvizja libaneze e hezbollahëve dhe e përkrahur nga Irani, huthët kanë shtrirë influencën e tyre, nga shtatori 2014, në Sana dhe më pas drejt perëndimit, qendrës dhe jugut, duke përparuar deri në dyert e Adenit këtë javë.
E drejtuar nga Abdel Malek Al-Huthi, lëvizja mendohet se do të rikthejë regjimin monarkik të imamit Zaid Aboli të vitit 1962.
- Etja për pushtet e presidentit të dështuar -
Ish-presidenti Saleh po luan një rol kyç në kulisat e ofensivës së Huthis me të cilin ka kurdisur një aleancë.
Në pushtet që prej 33 vitesh, ish-kreu i shtetit, nuk ka duruar dot faktin që është lënë mënjanë në vitin 2012 dhe që prej asokohe, s'ka reshtur së dënuari autoritetin e pasuesit të tij, Abd Rabo Mansur Hadi, i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Saleh, 73 vjeç, jashtëzakonisht i pasur, ka një influencë të fortë në gjirin e forcave të armatosura.
- Al-Kaeda dhe ISIS në veprim -
Grupimi i Shtetit islamik ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme së fundmi në Jemen duke ndërmarrë sulme vetëvrasëse në Sana, i cili, shkaktoi 142 të vdekur dhe 351 të lënduar më 20 mars në xhamitë e frekuentuara kryesisht nga besimtarë shiitë përfshirë edhe Huthis.
ISIS ka ndërhyrë në këtë mënyrë edhe në territorin e pushtuar nga Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, i konsideruar si një nga grupet xhihadiste më të rrezikshme.
Me një prani të madhe në jug dhe juglindje të Jemenit, lëvizja Akpa (e ISIS-it), ka shumëfishuar atentatet kundër ushtrisë, ka marrë peng të huaj dhe ka marrë përsipër atentatin e 7 janarit që shkatërroi redaksinë e revistës satirike franceze "Charlie Hebdo".
Duke rekrutuar ndër sunitët dhe duke vepruar shpesh në bashkëpunim me tributë besnike të Huthis, lëvizja e ISIS-it, Akpa ka ndërmarrë që prej shtatorit atentate të shumta antishiite.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatët kryesorë të pushtetit në Jemen në luftën kundër Akpa-s, ku shumë drejtues janë vrarë nga dronët.
- Situata e pazgjidhshme politike -
Rreziku i një lufte civile është theksuar këto javët e fundit si pasojë e ndarjes së vendit mes veriut e mbizotëruar nga Huthis dhe jugut, besnikë të presidentit Hadi që është vendosur në Aden pasi ka ikur nga Sana.
Presidenti Hadi ka treguar paaftësi në imponimin e autoritetit të tij, por vazhdon të konsiderohet si presidenti legjitim i Jemenit nga komuniteti ndërkombëtar, i cili s'ka reshtur së bëri thirrje për zgjidhje politike.
Rëndimi i krizës i ka dhënë fund shpresave për hapjen e një dialogu me garancinë e emisarit të OKB-së në Jemen, Xhamal Benomar..

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lundrimet Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas do të vijojnë normalisht