'Jemi në dorë të krimit, merrni në dorë fatet e vendit'/ Lefter Maliqi bën thirrje për protesta

'Jemi në dorë të krimit, merrni në dorë fatet e vendit'/ Lefter Maliqi bën thirrje për protesta

Pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild', ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi që hyri në Kuvend pak muaj më parë nga listat e PD-së nga posti i n/ drejtorit të Burgjeve, ku qëndroi për dy vite. Ai thotë se shteti ka rënë dhe se jemi në dorë të krimit. Maliqi i bën thirrje popullit që të marrë në dorë fatet e vendit duke protestuar.

"Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave, ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetët, drejtorët, kryetarët e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi. Cdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve.

Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit është në rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marrin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, për votë të lire, për të ardhmen e sigurt" shkruan Maliqi.

Vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, gazeta gjermane 'Bild' publikoi dje disa audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, por edhe me zyrtare te tjera duke shkaktuar reagime të shumta nga opozita.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Otllaku: 06/06/2019 12:51

    O Lefter mavrija nuk je ti per politikan, ti je nje itrashe idjot qe nuk e ke shokun. Mire ta beri Luli qe te hodhi ne qenef ty. Shkurt ...plere.

    Përgjigju
  • LORA: 06/06/2019 12:14

    "O sali tu befsha ferre,merr pushtetin dhe njehere",-ja keshtu kendonte lefter maliqi ne fushaten e 2013-es,ne qarkun e Beratit. Nga kenga e lefterit ,e mori edhe dr.mortja goditjen e merituar prej vitesh;vaterlone e tij.

    Përgjigju
  • ERP: 06/06/2019 11:42

    Ja nje nga te infiltruarit e nxorri koken. Nje gje eshte e vertete, reforma ne drejtesi u ka peshtjelluar te gjitheve o plehra. Do Zoti i madh i shkohet deri ne fund, edhe nese do kete kosto...

    Përgjigju
  • emigranti: 06/06/2019 11:34

    Lere mandatin legen dhe bashkohu me banditet e rruges qe te rrezosh institucionet me dhune.Ne Gjermani nuk ndikohet politika nga manipulimet e lulit.Shprehja popullore" hajde baba te te tregoj tokat(krimin)eshte e dale boje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!