'Jemi të gjithë në këtë së bashku' ndaj COVID-19! Ndërtesa më e lartë në Dubai flet shqip

Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe qytetet në të gjithë botën janë kthyer në 'fantazmë' nuk kanë munguar veprimet sensibilizuese dhe motivuese për të gjithë njerëzit, që tashmë çdo gjë që ndodh përreth tyre e ndjekin nga ekranet e tyre të kyçur në banesa.

Një gjest motivues dhe plot shpresë vjen nga Dubai, ku ndërsa më e lartë e saj, Burj Khalifa, ka vendosur të 'flasë' në të gjitha gjuhët e vendeve botës të prekura nga koronavirusi, mes tyre edhe shqip.

Sot nuk ka më gjallëri, zhurmë e jetë në rrugë, por ka shumë jetë brenda shtëpive, ku të gjithë luten që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt dhe të shënojë sa më pak viktima. Të gjithë shpresojmë që kjo ëndërr e keqe të marrë fund sa më shpjet dhe në fund, kur të zgjohemi të jemi më të bashkuar dhe më të përgjegjshëm për jetën tonë, shoqërinë dhe botën ku jetojmë. Aktualisht gjithçka na kërkohet është të qëndrojmë në shtëpi dhe të kemi një higjienë të mirë, asgjë të pamundur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj