‘Jemi të ndryshëm’/ Tjetër ‘krisje’ mes Heidit dhe Romeos?! Ja çfarë po ndodh mes tyre

‘Jemi të ndryshëm’/ Tjetër ‘krisje’ mes Heidit dhe Romeos?! Ja çfarë po ndodh mes tyre

Duket se romanca mes Heidit dhe Romeos po pëson sërish krisje, teksa ata vazhdojnë qëndrimin në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Gjatë diskutimit, ata kanë vënë re ndryshimet mes tyre, duke thënë se kanë mentalitet të ndryshëm dhe se nuk e vendosin shpesh veten në vendin e tjetrit.

Romeo: Ku di unë çfarë të them. Jemi të ndryshëm në disa aspekte, si jetojmë etj. Jemi të ngjashëm në mënyrën si mendojmë. E shohim veten krah njëri-tjetrin. Unë mendoj që është problematike sa kohë ne nuk mundohemi të kuptojmë dhe të veshim këpucët e tjetrit. Jemi kokëfortë të dy, po unë jam shumë tradicional si njeri dhe mënyra… e kuptoj dhe mentalitetin e Heidt se është rritur aty. Është gjithë ajo biseda që bëmë mbi tavolinë. Nëse ka mirëkuptim mund të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Heidi: Kemi ndryshime dhe unë e ndej sikur unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë gjithsesi do bëj maksimumin që ta mbroj këtë gjë sepse është shumë e bukur. Por duhet të bëj zhurmë që ai të më kuptojë. Unë në fakt emrat e prindërve të tij i dija. Kam gabuar ca gjëra që për mua nuk janë shumë të rënda. Unë e njoh veten me gjërat serioze jam shumë e vëmendshme, por me datat nuk i mbaj mend. Unë as ditëlidnjen time nuk e mbaj mend. Nuk më erdhi por kjo nuk do të thotë që nuk e dua.

Romeo: Unë jam munduar gjatë gjithë kësaj periudhe që nga momenti që jemi afruar, që të jem shumë i kujdesshëm në çdo gjë. Edhe në fjalët që përdor edhe pse situata rëshket, izolimi të bën të dalësh nga kornizat. Mundohem shumë ta kuptoj.  Jemi njerëz të ndryshëm dhe kemi mentalitete të ndryshme. Në momentin që ka situata si kjo që ka vëlla tjetër, unë e vuaj me veten që mos ia nxjerr asaj.

Marrëdhënia e tyre u komentua dhe nga baorët e tjerë, teksa Juli tha se e sheh Heidin që e vesh më shumë këpucët e Romeos, sesa e anasjellta.

Juli: Unë e kam thënë prej kohësh që kam vënë re disa elementë viktimizimi të tij. Por në marrëdhënien e këtyre të dyve, kanë aspekte të ndryshme formimi. Ajo është më e pavarur, kurse Romeo nuk e njeh shumë. Është rritur ndryshe, nga të dy unë besoj që Heidi logjikon pak më shumë dhe që e vendos më shumë veten. E vërtetë që Romeo është 3-4 vjet më i madh me moshë por Heidi është më e rritur me mendje.

Jetmiri: Ndërtojnë një histori duke pretenduar që kanë nisur një dashuri me sy. Dashuria nis me njohje, me diskutim, me debat. Duke mos i konsumuar këto dh dukje dalë tek pjesa që kuptohemi me sy, kuptojnë se janë shumë të ndryshëm.

Romeo: Kjo gjë këtu të ngarkon por dhe nuk të lë të ndërtosh një marrëdhënie. Këtu je i detyruar që dhe kur ke një zënkë dhe një keqkuptim, fillon e përdoret gjëja sipas interesit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave