Një lajm i mirë nga Bashkia e Tiranës për të gjithë ata të rinj apo të reja të kryeqytetit që duan të hapin një biznes të ri apo të fuqizojnë atë ekzistues. Bashkia e Tiranës ka krijuar një program të posaçëm që ka për qëllim të mbështesë të rinjtë të prekur nga pandemia globale e shkaktuar nga COVID-19, në ngritjen e një sipërmarrjeje të qëndrueshme private jo vetëm përmes financimit, por edhe duke u mundësuar trajnim mbi ndërtimin e një plani të suksesshëm biznesi, me qëllim që të jenë të qëndueshëm në treg. Projekti është konceptuar për kandidatët me një ide të qartë biznesi, që synojnë fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur të vogël ose mesëm. Masa e financimit për çdo indvid do të jetë nga 800.000 lekë, për secilin plan biznesi të zhvilluar me sukses, i cili është pranuar gjatë procesit të përzgjedhjes, së bashku me asistencën për udhëheqje deri në 12 muaj pas fillimit të zbatimit të planit të biznesit.
Për të fituar financim, mund të aplikojnë:
1. Të rinj /të reja (18-35 vjeç) banorë të Bashkisë së Tiranës (sipas certifikatës familjare), të prekur prej pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ( Dokument justifikues nga Instituti i Shëndetit Publik për personat e prekur nga COVID-19 në Tiranë );
2. Të rinj dhe të reja të papunë (sipas vërtetimit të punëkërkuesit të papunë);
3. Të rinj dhe të reja me aftësi të kufizuara (sipas vërtetimit të KMCAP);
4. Komuniteti Rom/Egjiptian (sipas vërtetimit përkatës të lëshuar nga oranet që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetë deklarimit ku përcaktohet se familja është pjesë e këtyre pakicave);
5. Të rinj që i cënohet qëndrueshmëra e ekzistencës së sipërmarrjeve të reja qe janë prekur ekonomikisht për të mos falimentuar (vërtetuar sipas pasqyrës financiare).
Projekti, vendos në fokus dhe është projektuar për të rinjtë 18-35 vjeç me një ide të qartë sipërmarrje në hapjen e bizneseve të reja të cilët do te ndihmojnë komunitetin e prekur ndaj pandemisë të shkaktuar nga COVID-19. Të rinjtë që kanë biznese të vogla ose të mesme, të prekur ndaj pandemisë të shkaktuar nga COVID-19 në mënyrë shmangien nga falimentimi të bizneseve së tyre ekzistuese duke i dhënë mbështetje financiare transparente.
Aktivitetet e pranueshme të biznesit janë nga sektorët e mëposhtëm:
- Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
- Bizneset rurale;
- Shërbime (Agjensi dhe zyra informacioni turistike, tregti dhe shërbime me tematike specifike për fëmijë, shërbime kulunarie, të nënprodukteve ushqimore dhe produkteve të përpunuara ushqimore, me origjinë shqiptare, shërbime hotelerie dhe restoranti, biznese me profil artizanati, aktivitete shërbimi etj...
Prioritet do u jepet aplikantëve:
- me ide biznesi inovative ose që ofrojnë produkte/shërbime të reja;
- me ide biznesi që kanë të inkorporuar digjitalizimin e proceseve që deri tani janë kryer në mënyrë tradicionale;
- me biznese që ndodhen në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës;
- me biznese që krijojnë më shumë se 2 ose më shumë mundësi punësimi