Jeni gati? Elsa Lila ndan detajet e para nga koncerti madhështor i datës 1 nëntor

Jeni gati? Elsa Lila ndan detajet e para nga koncerti madhështor i datës 1 nëntor

Elsa Lila

“Finalmente, Elsa” do të jetë koncerti madhështor që Elsa Lila do të mbajë më 1 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Këngëtarja ka dhënë disa detaje të reja rreth asaj që pritet të gumëzhije kryeqytetin së shpejti.

“Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

“Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik. S’do t’ia dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë. Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë. Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim!”-shkruan Lila.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Violeta: 18/09/2023 09:38

    kte spacatoren dhe te droguaren promovoni ?? Me leket e kujt behet koncerti, apo bashkia Tr. Turp, refuzoni te shkoni te nje bandite..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve