Jennifer Aniston, Angelina Jolie, Amy Adams
nuk shkëlqejnë në nominimet Osca

Jennifer Aniston, Angelina Jolie, Amy Adams<br />nuk shkëlqejnë në nominimet Osca
Aktoret më në zë të industrisë së filmit hollywoodian janë pritur ftohtë edhe në nominimet e eventit të madh Oscar.

Jennifer Aniston ka marrë mjaftueshëm nominime në eventet e mëparshme të këtij viti si Golden Globe, SAGs dhe Critics Choice Awards, por roli i saj në filmin Cake nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’u nominuar në Academy Awards.

Amy Adams u cilësua fituese në Golden Globe për kategorinë Best Actress për performancën në Tim Burton’s Big Eyes, por në këtë event nuk është spikatur me nominime.

jennifer aniston

Ajo ka qenë e nominuar 5 herë në çmimet Oscar, një herë për Best Actress dhe 4 herë për Best Supporting Actress.

Angelina Jolie ka përfunduar në dy kategoritë “Best Director” dhe “Best Pictures” me filmin e saj Unbroken.

Ka rënë në sy edhe mungesa e të nominuarit 4 herë në çmimet Oscar dhe dy herë fitues i Actor/Director Clint Eastwood me filmin American Sniper.

Gjithashtu mungonte Christopher Nolan me filmin e tij Interstellar.

Për adhuruesit e yjeve është e vështirë të konceptohet një Oscar pa “yjet e tyre”.
 Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois