Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston

Aktorja Jennifer Aniston ka kritikuar senatorin amerikan JD Vance për komentet që ai ka bërë pak vite më parë, për gratë politikane që nuk kanë fëmijë.

Aniston ndau një intervistë të kandidatit për zëvendës President të Donald Trump, Vance, në një postim në Instagram, të realizuar në vitin 2021, në një emision të Fox News, ku në atë kohë ai ishte kandidat për Senatin e Ohajos. Aty senatori ka thënë se Shtetet e Bashkuara po drejtoheshin nga “një grup zonjash që kanë mace dhe jo fëmijë që janë mjerane në jetën e tyre dhe me zgjedhjet që kanë bërë dhe kështu duan ta bëjnë të mjerë edhe pjesën tjetër të vendit”.

Ai merr shembull kandidaten demokrate për zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris, për të cilën thotë: “Është fakt që Kamala Harris, Pete Buttigieg, AOC, e gjithë e ardhmja e demokratëve kontrollohet nga njerëz pa fëmijë. Nuk bën sens që ne ia kemi kemi dorëzuar vendin tonë njerëzve që realisht nuk kanë një interes në të?”

 “Unë me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo thuhet nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara”, shkruan aktorja

Në vitin 2022 Aniston, tregoi për herë të parë problemet e saj me fertilitetin, ndaj me anë të një postimi ka shprehur ka reaguar rreth qëndrimit të ekstremistit të djathtë për të drejtat riprodhuese.

“Gjithçka që mund të them është Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët e saj një ditë. Shpresoj se ajo nuk do të ketë nevojë t’i drejtohet IVF si një opsion të dytë. Sepse ti po përpiqesh t’ia heqësh edhe atë asaj”, shkroi Aniston në postimin e saj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin