Jennifer Aniston: "Jam e lënduar nga
akuzat për mëmësinë e munguar"

Aktorja e njohur Jennifer Aniston është shprehur për revistën e njohur “Allure” rreth “akuzave”, të cilat i janë bërë shpeshherë  për shkak se ka zgjedhur karrierën dhe jo pasjen e një fëmije.

Ajo ka theksuar se është lënduar mjaft nga këto akuza si dhe që se është gabim që njerëzit të thonë se gratë që nuk kanë zgjedhur të lindin kanë dështuar në jetë.



“Nuk më pëlqen presioni që njerëzit vënë tek unë, se ju keni dështuar si grua sepse nuk keni fëmijë. Nuk mendoj se është e drejtë.

Ju mund të mos lindni, por kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni e kujdesshme për miqtë, fëmijët e miqve, kafshët  etj,” – u shpreh Aniston.



Gjithashtu  aktorja theksoi se ishte mjaft e lumtur aktualisht me të fejuarin e saj aktorin Justin Thereoux, por nuk dha detaje se kur do të zhvillohej dasma.

Përveç intervistës Jennifer ka pozuar në mënyrë mjaft provokuese për këtë revistë.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Turizmi/A jeni të kënaqur me shërbimet dhe çmimet që gjeni në zonat turistike?



×

Lajmi i fundit

John

Plagosi 2 persona, Aldo Gjini në kërkim nga EUROPOL për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake! I arrestuar edhe në 2016 në Itali për shpërndarje droge