Nuk ia doli vajza e vogël që shpëtoi nga barku i nënës së vdekur si pasojë e një sulmi izraelit në jug të Gazës. Foshnja lindi me prerje cezariane urgjente në spitalin Rafah, ndërsa nëna e saj vdiq pasi shtëpia e saj u godit nga një sulm ajror Izraelit.
Lajmi u bë i ditur nga BBC e cila u quajt një histori shprese për suksesin e mjekëve që arritën ta nxjerrin të porsalindurin të gjallë nga barku i nënës së saj që po vdiste dhe ta ringjallin vajzën e vogël duke pompuar ajër në mushkëri.
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ajo vdiq të enjten (25 prill) dhe është varrosur pranë nënës së saj, emrin e të cilës ia vunë.
Nëna, 30 javëshe shtatzënë, u vranë nga sulmi ajror, së bashku me burrin e saj Shukrin dhe vajzën tjetër trevjeçare Malakun teksa flinin. Foshnja që ajo mbante ishte gjallë pas operacionit cezarian dhe ishte transferuar në një inkubator. Megjithatë, gjendja e saj u vlerësua menjëherë si kritike.
Sabreen ishte mes 16 fëmijëve që u vranë në dy sulme ajrore të nisura nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në Rafah fundjavën e kaluar. Të gjithë u vranë nga shpërthimi me bombë që synonte kompleksin rezidencial ku ata jetonin. IDF raportoi se kishte në shënjestër militantët dhe infrastrukturën e Hamasit.