Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi ditën e sotme se Finlanda do t'i bashkohet zyrtarisht aleancës të martën në 4 prill.

"Kjo është një javë historike. Nesër do të mirëpresim Finlandën si anëtarja e 31-të e NATO-s. Do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s", tha Stoltenberg.

Ai vuri në dukje se Finlanda do të bëhet një anëtare e plotë e aleancës më 4 prill dhe do të sjellë aftësitë e saj të plota në NATO. Flamuri finlandez do të ngrihet në selinë e NATO-s në një ceremoni nesër në orën 15:30.

Vendimi vjen pasi Turqia u bë anëtari i fundit i NATO-s që miratoi ofertën e Helsinkit për t'u bashkuar me aleancën duke e ratifikuar atë javën e kaluar.

Ndërsa Suedia ende nuk e ka marrë dritën jeshile për t'u anëtarësuar në NATO edhe pse aplikimi u bë në të njëjtën kohë me Finlandën. Të dy vendet nordike prej dekadash ishin të përkushtuara për të qenë pjesë e organizatës më të madhe ushtarake në planet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Rusët: Pas hyrjes së Finlandës në NATO, më shumë prani ushtarake drejt perëndimit

1679167483_NATO.JPG

“Federata Ruse do të forcojë potencialin e saj ushtarak drejt Perëndimit dhe Veriperëndimit në përgjigje të hyrjes së Finlandës në NATO ”. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko , i cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti .