Jep dorëheqjen drejtori i dënuar i
burgut "313", Manjani: Vlerësoj aktin

TIRANE - Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale "313" në Tiranë ka dhënë dorëheqjen.

Shkak për këtë dorëheqje është bërë zbardhja nga media e një vendimi, sipas të cilit, Sajmir Allushi ka qenë i dënuar në vitin 1994 për veprat penale të sjelljes së padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi.

Kur ka kryer këtë vepër penale Allushi ka qenë vetëm 21 vjeç, kohë kur u ndalua nga policia pasi ecte me shpejtësi me mjetin e tij në një zonë të populluar

Menjëherë pas dhënies së dorëheqjes, ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili e ka konsideruar dorëheqjen si një akt me rëndësi për respektimin e standarteve të ligjit per dekriminalizimin.

Manjani ka inkurajuar çdo drejtues institucioni që të vetëdeklarohet.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq