Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë dorëheqjen pasi qëndroi në detyrë vetëm 4 muaj e gjysmë.
Sipas burimeve për Report Tv, ai do të pasohet në këtë detyrë nga Suela Tavo, e cila është bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryebashkiakut të Himarës.
Suela Tavo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural gjatë viteve 2013-2017.
Prej dhjetorit 2025 është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ilir Topi e mori detyrën në krye të FSDKSH më 15 maj të këtij viti, pasi edhe paraardhësi i tij, Arti Papajani u dorëhoq.






Komente
Komento