Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve
Spahija, ja 2 emrat që përfliten

Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve<br />Spahija, ja 2 emrat që përfliten
TIRANE-  Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija, ka dorëzuar pranë ministrit të ri të Financave, Shkëlqim Cani, dorëheqjen e tij nga detyra që mbante. Kreu i administratës tatimore shqiptare ishte zyrtari më i ri në moshë që ka mbajtur ndonjëherë këtë post. Spahija u emërua në këtë post shumë të rëndësishëm kur sapo kishte mbushur 31 vjeç, pasi kishte vetëm tetë vite punë në CV-në e tij.
 
Deri në vitin 2006 ai kishte kontribuar në sektorin e mësimdhënies në Shkodër. Spahija ishte specialist i anglistikës, por ka kryer edhe studime juridike gjatë kohës që ka punuar në KESH e në Doganë. Menjëherë pas mbarimit të studimeve për Juridik, ai është emëruar në postin e shefit të Doganës së Vlorës.
 
Ndërkohë kanë nisur konsultimet për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj administrate, që duket se do të drejtojë njëkohësisht dhe doganat, pasi, sipas programit të qeverisë, administrata tatimore do të bashkohet me atë doganore, si dhe do të përthithë administratën tatimore vendore. Emrat më të përfolur dje ishin Adriana Berberi dhe Gent Gazheli, për t’u emëruar në postin nr.1 të administratës së re fiskale.

Redaksia Online
(e.s/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm