Jessie J “ndez” Tiranën,
shpërthen në falenderime në Instagram

Jessie J “ndez” Tiranën,<br />shpërthen në falenderime në Instagram
Instagrami i Jessie J gjatë natës së mbrëmshme ka shpërthyer  në falenderime për ftesën dhe mikpritjen që ka marrë nga Shqipëria.

Këngëtarja ka bërë publik çdo hap që ka hedhur gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri.


(Jessie J "selfie" përpara se të ngjitej në skenë)

26-vjeçarja e lindur në Londër ka marrë një buqetë me lule gjatë vizitës me kryeministrin.


(Jessie J duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”)

Këngëtarja ka qenë e ftuara speciale e koncertit që është mbajtur për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë në sheshin “Nënë Tereza”, ku ka dhënë një performancë të paharrueshme plot energji.



(Jessie J duke bërë shqiponjën dykrenare)

Këngëtarja ka performuar përpara 50 mijë shqiptarëve që kanë mbërritur në shesh për të ndjekur drejtpërdrejt performancën e saj.


(Jessie J duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”)

Ajo këndoi disa nga hitet e saj më popullore si “Nobody’s perfect”, “Who’s laughing”, “Who you are” etj.


(Jessie J duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”)


(Jessie J gjatë vizitës në Kryeministri)
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

1/6
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron