Ayanna Williams është një grua 56-vjeçare dhe ka rritur thonjtë e saj 23 centimetër gjatësi.

E pyetur për kohën e rritjes së tyre në këtë gjatësi ajo ka thënë se i është dashur 20 vite.

Ajo nuk i ka prerë asnjëherë ata gjatë kësaj kohe.

thonjte

Kujdesin thonjve Ayanna ua bën vetë në shtëpi dhe i duhen 20 orë për t’i mbaruar të gjithë.

Ajo e ka vështirë të kryejë punët e shtëpisë, por e ndihmojnë fëmijët në punët që nuk i bën dot vetë.

Ndërsa, gjumi për Ayannan është shumë i vështirë pasi i duhet të përdorë jastëkë edhe për thonjtë.

thonjte

Motivimin për t’i rritur thonjtë e ka marrë nga mamaja e saj e cila i ka pasur më të shkurtra se Ayanna.

Ndërsa sa i përket lyerjes së tyre ajo shprehet se më parë pëlqente t’i dizenjonte 1 herë në 2 javë por tashmë i dizenjon 1 herë në muaj pasi kërkojnë shumë kohë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)