Pushime ekzotike dhe makina luksoze/ Kush është 'Roni i Shijakut', porositësi i heroinës në Has që doli nga përgjimet (FOTO)

Pushime ekzotike dhe makina luksoze/ Kush është 'Roni i Shijakut', porositësi i heroinës në Has që doli nga përgjimet (FOTO)

Hekuran Hoxha (Roni i Shijakut) i arrestuar si koka i grupit të Shijakut

Hekuran Hoxha, 48 vjeç, i vënë në pranga nga policia mbrëmjen e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njihet si koka i bandës së Shijakut të vënë nën hetim për trafik ndërkombëtar droge (Lexo këtu). Nga operacioni i koduar "Vol-vo 4" në tetor 2018, ranë në pranga mbi 20 persona anëtarë të këtij grupi. Nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, "Roni i Shijakut" siç njihet ndryshe, duket i dhënë pas udhëtimeve në vende ekzotike dhe makinave të shtrenjta. Ai është njëkohësisht edhe pronar i disa bizneseve në zonën e Shijakut. Madje dy prej biznesve, një pikë karburanti si dhe një bar-kafe i ka "pagëzuar" me nofkën e tij, "Roni". 

Edhe pse prej kohësh ka qenë një person në vëzhgim nga policia, nisur edhe nga precedentët e kaluar pasi është arrestuar të paktën tre herë për trafik heroine në Turqi dhe Itali (Lexo këtu), Hekuran Hoxha nuk është ndaluar aspak aspak kjo gjë, duke promovuar në rrjetet sociale jetën e luksit nëpër pishina, rezidenca luksoze dhe vende të super të shtrenjta ku ka kaluar pushimet edhe familjarisht. 

“Roni i Shijakut”, dyshohet se porositi heroinën që prodhohej në laboratorin e Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë bashkë me përzierësit. (Lexo këtu), ku u arrestuan 5 persona. Sipas prokurorisë Saimir Gjepali, (i shpallur në kërkim), dhe Hekuran Hoxha, janë dy kontaktet e biznesmenit Admir Hoxha, ende në kërkim, që akuzohet si njeriu që financoi ngritjen e laboratorit të drogave të forta. 

Hekuran Hoxha akuzohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. 

Ai është arrestuar edhe në vitin 2009, bashkë me 4 persona të tjerë, ku 5 të arrestuarit u etiketuan si “5 bosët e Shijakut”, pasi kishin mundur të trafikonin rreth 488 kg heroine nga Shqipëria drejt Italisë. Bashkë me Hekuran Hoxhën, në 2009 u arrestuan edhe Alket Hatija i njohur si “Zoti i drogës”, si edhe Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku. Gjithashut, ai është arrestuar edhe në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kit: 21/01/2019 00:40

    Ore per cfare do akuzohet ky? Tentative per blerje heroine???

    Përgjigju
  • Ernest: 19/01/2019 21:43

    Nje ftyr me politikanet paska

    Përgjigju
    • Shijak: 24/11/2021 13:40

      Ti pres vesht tlej cung mor bythqirosh

  • leshelija: 19/01/2019 21:27

    Po qe ka punu per LSI ne zgjedhjet e fundit? apo nuk e dini. pysni Monen, se e njef mire ajo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja