Jeta e një aktori brilant! Mirush Kabashi në një rrëfim gozhdues e plot ngjyra për karrierën, artin dhe familjen

Mirush Kabashi, aktori i mirënjohur prej disa kohësh i kishte munguar skenës shqiptare për shkak të disa problemeve shëndetësore. Artisti i cili me artin dhe talentin e tij arriti të prezantoi gjuhën shqipe dhe artin tonë në skenat më prestigjoze duke vjelë në të njëjtën kohë dhe vlerësimet maksimale nga personalitetet e ndryshme.  Vjen në një intervistë ndryshe në emisionin “ Rreze Dielli” plot me rrëfime gozhduese për karrierën, familjen dhe artin.

Fëmijëria e tij kaloi përmes një kalvari vuajtjesh për shkak të burgosjes së të atit:

“Unë linda në Shkodër, më pas shkuam në Durrës, ku e arrestuan babin, ishim me fat që qëlluam në Shkodër. Siç arrestuan të gjithë nxënësit e shkollës teknike, psh. dajën e konsideruan si spiun i amerikanëve dhe e eleminuan fare. Mbas dy vjetësh në birucë e liruan dhe kjo përcaktoi edhe të ardhmen tonë.” u shpreh ai.

Por si nisi rruga e tij drejt aktrimit, krejt rastësisht dhe aspak e mirëmenduar:

Nga konkurimet midis gjimnazeve unë u evidentova, fillimisht nuk kisha asnjë alternative tjetër për të shkuar në shkollë të lartë sepse isha djali i tretë dhe dy vëllezërve më përpra i ishte dhënë mundësia. Por shefi i seksionit i cili kishte qenë  drejtor i shkollës më kërkoi që të merrja pjesë në konkurset jashtërradhe. Fitova në konkurs dhe më pas emërimi në teatrin e Durrësit, ishte shkolla e vërtetë për mua” rrëfen aktori i mirënjohur më tej.

Mirush Kabashi ka spikatur me një sërë rolesh por fillimisht evidentoi me rolin në një komedi të shkrimtarit rus Nikolai Gogol:

Roli im i parë Le Stakovi tek komedia e Gogolit ‘Revizori’  dhe më këtë rol u evidentova mirë dhe më pas filluan edhe rolet e tjera.

Ndërsa roli i jetës së tij do të ishte ai i sokratit me të cilin solli jo vetëm një zhaner të ri në Shqipëri por edhe prezantoi artin shqiptarë nëpër botë:

“Në kohën e diktaturës as që bëhej fjalë, kam punuar 25 vite me tekstin pedagogu gjatë kohës së shkollës ma kishte rekomanduar për ta bërë një pjesë, pastaj unë mendova që mund të bëhet një menodramë. Ka qenë një punë individuale deri në kohën kur u ngjita në skenën e teatrit. Unë e kam bërë me shumë pasion jo vetëm në pikëpamjen e interpretimit por për mesazhet e jashtëzakonshme edhe për situatën në Shqipëri por edhe në pikëpamjen botërore” tha ai.

Në këtë rrëfim plot ngjyra nuk mund të mungonte edhe historia e dashurisë me bashkëshorten Lolën, me të cilën është I martuar prej 35 vitesh dhe që e njohu në kohën kur ai ishte pedagog dhe ajo student.

“Unë e kam pasur studente dhe kështu u njoha në kurs.Unë kam qenë pedagog i jashtëm, më pëlqeu në aspektin e formimit shpirtëror dhe intelektual, vinte nga një familje e thjeshtë dhe kështu u martua, zoti na fali dy vajza” tregon më tej Kabashi.

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 14/01/2022 17:27

    Zoti Kabashi.Ju keni qene nga familje e nderuar ne kohen e diktatures.Dy vellezer me universitet dhe ne vende pune te nderuar.Ti keshtu merr ne mbrojtje diktatures dhe mohon luften estreme klasore .Pra,Me baba te goditje,Me xhaxha te zhduku dhe ti ne man te durresit dhe ne qendror te kinenarografise.E njeh nje Ritvan Malltezi?Duhet te thote ai sot?Mbaron per dramaturgji nga me te mirat.E duan regjizor ne pallatit e kulture shijak.Punoi pa u lidhur dhe jo per kariere,me amatore dhe ngriti nje levizje artistike cilesore ne shijak,nje truppe teatri per te konkuruan edhe me teatrit profesionist te durresit.Dhe nuk e kam degjuar te thote "Me persekutuan".Sa larg nga njeri tjetri ne karakter.Ritvani artist i mire ,i qete dhe i matur,ti edhe se artist i mire,llafazan

    Përgjigju
  • Liku: 14/01/2022 16:19

    O kabash ti ke qene aktor i madh si ne teater dhe kinematografi me gjithe keto qe thua ne biografi si te kane lene te aktroje apo ke kontribuar per komunizmin.

    Përgjigju
  • Piku: 14/01/2022 15:34

    Shume respekt per z. Kabashi qe na ka kenaqur dhe na ka bere te qeshim dhe prekemi me rolet e tij. Sidomos monologjet qe ia degjoj shpesh me shume ëndje. Paste jete te gjate!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja