Profesori i njohur i neurokirurgjisë Eben Aleksandër ka qenë gjithnjë skeptik ndaj teorisë së jetës së përtejme, deri në çastin kur në 2008-n ai ra në koma përreth 7 ditë, për shkak të një forme të rrallë të meningjitit.
Pas kësaj eksperience mendimi i tij lidhur me këtë çështje ka ndryshuar ndjeshëm. Historia e tij është publikuar në kopertinën e “Newsweek” por edhe në një libër të titulluar “Proof of Heaven”(Prova për Parajsën).
Pas rënies në koma profesori është shprehur ndodhej në një hapësirë të mbushur me re të bardha dhe rozë të vendosura mbi një qiell blu të errët.
Sipas tij kjo hapësirë ishte e mbushur me disa qenie, të cilat nuk mund të karakterizohen as si zogj apo ëngjëj, për shkak të veçantisë dhe shkëlqimit të tyre.
Gjithashtu profesori ka theksuar se në këtë udhëtim e ka shoqëruar një vajzë bionde më sy bojëqielli, e cila kishte një shikim mjaft të ëmbël. Ajo i kishte treguar vendin përreth duke i thënë se do të kthehej sërish pas.
Eben Aleksander u shpreh se ndoshta shumë persona nuk do të besojnë këtë rrëfim të tij por ai vazhdon të këmbëngulë se gjithçka është e vërtetë.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com