Pothuajse 20 vite më parë, Panta Petrovic vendosi që distancohej nga shoqëria, duke zgjedhur që të jetojë në një shpellë të vogël malorë, për të shmangur njerëzit.

Vitin e kaluar, në një nga vizitat e tij në qytet, Petroviç, i cili mban një mjekër të gjatë, zbuloi se bota po kalon një pandemi. Pasi vaksinat kundër COVID u bënë të disponueshme, ai vendosi që të vaksinohet dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

‘Virusi nuk zgjedh! Do të vijë edhe këtu në shpellën time’- tha 70-vjeçari për AFP në shpellën e tij e cila ndodhet në një zonë malorë në Stara Planina në Serbinë jugore.

Shpella që Petrovic e quan shtëpi është e arritshme vetëm nëse ngjitesh në një malore. Ajo është e pajisur me një vaskë të vjetër të ndryshkur të cilën e përdor si tualet, disa stola dhe një pirg drush që shërben si shtrat.

Petroviç vjen nga qyteti i afërt Pirot, ku ai punoi si punëtor në tregun e zi, siç bëri jashtë vendit për ca kohë.  Gjithmonë një dashamirës i natyrës, ai gradualisht zbuloi se izolimi nga shoqëria i sjell atij lirinë që nuk e kishte provuar kurrë më parë.

"Unë nuk isha i lirë në qytet. Gjithmonë është dikush në rrugën tuaj - ose grindeni me gruan tuaj, fqinjët ose policinë", tha Petroviç ndërsa qëronte perimet për drekë.

"Këtu, askush nuk po më ngacmon", shtoi burri me një buzëqeshje, duke zbuluar dhëmbët e tij të prishur. - 'Paraja është e mallkuar' .

Petrovic kryesisht ushqehet me kërpudha dhe peshk nga përroi lokal, por gjithashtu ecën në qendër të qytetit në kërkim të ushqimit të mbetur në kosha.