“Deri pak kohë më parë, Hamideh Soleimani Afshar dhe vajza e saj ishin mbajtëse të një karte të gjelbër dhe jetonin në luks në Shtetet e Bashkuara”, ndërsa tani janë nën kujdestarinë e agjentëve të anti-emigracionit (ICE) dhe “do të dëbohen”, shkruan në X Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, pasi Departamenti i Shtetit njoftoi arrestimin e mbesës dhe stërmbesës së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, kreut të Forcës Quds të Pasdaranëve, i vrarë në një sulm në Bagdad gjashtë vjet më parë.

“Afshar është mbesa e gjeneralit të ndjerë iranian Qasem Soleimani. Ajo është gjithashtu një mbështetëse e zjarrtë e regjimit iranian, e cila ka festuar sulmet kundër amerikanëve dhe i është referuar vendit tonë si ‘Satanai i Madh’”, thotë Rubio.

“Këtë javë kam revokuar statusin ligjor si për Afshar ashtu edhe për vajzën e saj, të cilat tani janë nën kujdestarinë e ICE, në pritje për t’u dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”, vijon ai. “Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet një strehë për shtetas të huaj që mbështesin regjime terroriste anti-amerikane”, përfundon kreu i diplomacisë së Uashingtonit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump ultimatum Iranit: Hapni Hormuzin brenda 48 orësh ose përballuni me ferrin! Sulme amerikano-izraelite në centralin bërthamor në Bushehr