Markelian Hoti 27 vjeç, u arrestua ditën e djeshme në Romë i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej janarit të vitit të kaluar nga Belgjika për dyshimet në përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. 27-vjeçari është vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.
Markelian Hoti u arrestua nga policia italiane teksa qëndronte i fshehur në një hotel në zonën e Ponte di Nona së bashku me të dashurën e tij. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila mbërrinte në portin e Antwerpit në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze në drejtim të Dubait.
Hetimet intensifikohen pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehur në kontejnerë në Antwerp. Pas këtij operacioni, 27-vjeçari rezulton të jetë zhdukur.
Markelian Hoti ia kishte dalë t’i fshihej drejtësisë dhe të jetonte deri më tani si “fantazmë”, pasi pronari i strukturës akomoduese nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në portalin policor “Alloggiati Web”, sistem që përdoret për njoftimin e autoriteteve mbi identitetin e personave që akomodohen në struktura turistike. Praktikisht 27-vjeçari ishte i padukshëm për autoritetet.
Profili i Markelian Hotit dhe mënyra e fshehjes së tij, ka bërë që mediat italiane ta krahasojnë me Dave Turmel, i njohur me nofkën “Pik”, një prej eksponentëve kriminalë më të kërkuar në Kanada. Turmel, njihet si drejtues i organizatës kriminale “Blood Family Mafia”, është arrestuar në mars të vitit të kaluar në zonën Tor Bella Monaca në Romë, pas një periudhe arratie ndërkombëtare.
Ai ishte në kërkim për trafik droge dhe përfshirje në luftëra të dhunshme për kontroll territori në Quebec, ku sipas mediave lokale disa viktima ishin torturuar dhe gjymtuar. Arrestimi i tij u realizua pas një sinjalizimi nga Interpoli dhe ai aktualisht ndodhet në burgun e Regina Coeli, në pritje të ekstradimit.

Dave Turmel
Komente






du tju them i diçka per drejtsin italiane , po vodhe i domate do te akuzojne per nji kamion me domate te vjedhura , po vodhe nje qese me domate ne gazeta do te perfundosh si pjestar te ndonje grupi mafioz
PërgjigjuDuhet të jenë familjarisht gjakatarë. E motra është zjarrvënëse.
Përgjigjune si popull mendojme se PD,PS,LSI,Gjykata,Media etc jam mq. ne nuk diskriminojme
Përgjigju