I ftuar nga Rama, Jim Belushi mbështet legalizimin e kanabisit, aktori: Shqipërinë e gjej në zhvillim, në Devollin e tim eti u emocionova! Ushqimi, një mrekulli!

Po udhëton nëpër Shqipëri, duke filmuar për një dokumentar që do të transmetohet në ekranet amerikane, ku siç zbulon, e shkuara komuniste sdo të jetë në fokus. Por Jim Belushi këto ditë ka mundur të shijojë edhe bukuritë e vendit, të cilin sipas tij, kësaj radhe e gjen drejt zhvillimit e më afër shteteve perëndimore. Aktori amerikan me origjinë shqiptare, me entuziazëm po jep mbështetjen e tij për legalizimin e kanabisit edhe në Shqipëri, me qëllim parësor shkatërrimin e krimit të organizuar. 

“Unë po bëj një program, shoë, me gjashtë pjesë. E kam filluar me fermën time në Oregon kam filmuar në Çikago, Boston deri në Alabama, në Misisipi etj dhe pastaj më vjen një telefonatë nga kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit dhe të eksportit të kanabisit. Dhe përderisa unë kam fermën time të kanabisit dhe ky serial televiziv mbështetet në këtë dhe përfitimet e kanabisit, besoj se ai duhet të kishte dëgjuar për këtë dhe donte të dinte se cila ishte përvoja ime dhe mendimet e mia mbi këtë tematikë. Kemi filluar këtu erdha takova kryeministrin dhe diskutuam rreth çështjeve të kanabisit”, thotë aktori.

Pohimi i aktorit të njohur, nuk është rastësor pasi ai vetë ka ferma të tilla. Sipas tij, nëse kanabisi përdoret në mënyrë të kontrolluar, është i padëmshëm dhe ndryshe nga alkooli nuk krijon varësi. Madje ai shkon më tej, duke thënë se dhe nëse kanabis legalizohet në vend, dhe vetë do të mund të investonte. 

“Unë e di që kryeministri ka një ligj që është ende në parlament dhe nuk është miratuar ende. Sipas mendimit tim kanabisi është një bime medicinale që shëron dhe të ndihmon me shumë sëmundje. Psh kemi medikamente që merren me recetë, por nuk ndihmojnë aq sa kanabisi, por nga ana tjetër të çon më tej të bën të ndjehesh më mirë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe që njerëzit të ndjehen mirë. Dhe për mua kjo është një bimë medicinale. Dhe pikërisht ato medikamente të cilat ne përdorim janë shpesh pijet alkoolike. Alkooli të krijon varësi dhe kemi statistika për fatkeqësi nga alkooli, por përsa i përket kanabisit s’kemi mbidoza, nuk shkakton pasoja mbi trup dhe ne të gjithë kemi detyrim të arsimojmë popullin dhe ta informojmë që është bimë medicinale. Duhet të bëjmë dallimin midis bimës mjekësore dhe krimit të organizuar që ka qenë i përfshire dhe i ka dhënë kanabisit këtë konotacion negativ”, shton më tej Belushi.

Xhim Belushi foli edhe për lidhjen me Devollin, prej nga i ka rrënjët, dhe vizitën atje e konsideroi si përvojë të veçantë.

“Përjetova shumë emocione të fuqishme dhe ende jam duke përpunuar  në kokën time atë që përjetova aty. Ai (Bilishti) ishte një fshat që unë e njihja, e njihja se aty është rrit nëna ime gjyshja ime. Unë as sytë nuk mund ti shqisja nga ai fshat që më sillte kujtime, çdo njeri, ushqimi çdo gjë”, shprehet aktori.

Bukurive natyrore të Shqipërisë, por dhe infrastrukturës e shërbimit sipas tij në zhvillim, i shtohen edhe vlerat kulinare.

“Unë vetëm mund t’ju tregoj për ushqimin. Kur vjen këtu nuk mund të ruash dietën amerikane. Kemi ngrënë aq mirë dhe aq shumë. Ushqimi këtu është i mrekullueshëm, madje kemi thënë pse njihet Italia për kuzhinën e veccantë kur këtu është ushqimi aq i mirë. Nuk ndalonim së ngrëni duke filluar nga perimet, sallatat, mishi, byreku e plot të tjera. Fatkeqësisht është ushqimi më i mirë në botë dhe ndoshta duhet ët jetë dikush me disiplinë që ta haj këtë ushqim. Ushqimi ka qenë i mrekullueshëm që nga Tirana e deri në Korçë e Lazarat”, thotë ai.

SI.E./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 26/10/2022 20:01

    Xhim belushi do mari parti socialist kurse erio velia do jete pRtia etij g999

    Përgjigju
  • Bravo: 26/10/2022 17:33

    Shumë mirë Belushi një ze me shume për racen shqiptare ai duhet të lobojë në USA që të hiqen vizat për Shqiptarët dhe të njihet Kosova nga EU! Urime Jim Belushi nder i kombit!!!

    Përgjigju
  • Tirona: 26/10/2022 17:02

    Ti mir e ke mër vlla ,del nai xhiro knej e jep men. Mir do bosh të folësh nai llaf shqip se stë vret gojën e as gjuhën,sa për legalizimin e kanabisit maj ato fermat tuja anej boj yzmet e vaditi mir,hudh nai ilaç për mizat ene je ok tjerat knej lenia popllit të venosi.

    Përgjigju
  • flori: 26/10/2022 16:31

    Vjen nga rruget e Kalifornise, te mbushura me perdorues te pastrehe e te pashprese dhe na jep mend.

    Përgjigju
    • Bim: 27/10/2022 11:52

      Ke te drejte, ne ne Shqiperi jemi shume here me mire se ne Kaliforni hahahahah

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)