Stilistja australiane Katie Perry ka fituar apelin e saj në Gjykatën e Lartë kundër superyllit të pop-it Katy Perry në një çështje të gjatë për emrin e markës tregtare.

Gjykata e Lartë vendosën se Katie Perry nuk kishte dëmtuar reputacionin e këngëtares dhe as nuk kishte shkaktuar konfuzion me markën e saj të veshjeve, e cila u hap në vitin 2007.

Katie Perry, e cila ndryshoi mbiemrin e saj në Taylor në vitin 2015, kishte fituar një proces gjyqësor dy vjet më parë kundër Perry-t për shitjen e produkteve promocionale gjatë një turneu në Australi në vitin 2014, por vendimi u përmbys në vitin 2024 dhe emri i markës tregtare së  stilistes u kthye mbrapsht.

Vendimi i ri konstatoi se reputacioni i Katy Perry ishte aq i njohur në Australi saqë kushdo që do të shihte markën e veshjeve të Taylor nuk do t’i ngatërronte dy emrat.

“Ky ka qenë një rrugëtim jashtëzakonisht i gjatë dhe i vështirë,” tha Taylor në një deklaratë menjëherë pas vendimit. “Por sot konfirmon atë që gjithmonë kam besuar, që emrat e markave tregtare tregtare duhet të mbrojnë bizneset e çdo madhësie.”

Një përfaqësues i Katy Perry tha në një deklaratë se këngëtarja “nuk ka kërkuar kurrë të mbyllë biznesin e Taylor apo ta ndalojë atë të shesë rroba nën etiketën KATIE PERRY.”

Ndërsa Gjykata e Lartë lejoi që emri i markës tregtare të Taylor të mbetet e regjistruar, përfaqësuesi i Katy Perry tha se disa çështje të ngritura nga këngëtarja janë dërguar përsëri në Gjykatën Federale.

Çështja përqendrohet te shitja e rrobave nën markën Katie Perry në Australi dhe shitja e produkteve promocionale me markën Katy Perry gjatë turneut të këngëtares.

Pas hapjes së markës, në vitin 2008 Taylor nisi të shiste rroba në tregje lokale, kishte një faqe interneti dhe disa llogari në rrjete sociale me markën Katie Perry.

Por në vitin 2009, avokatët e këngëtares i kërkuan të ndalonte përdorimin e markës së saj dhe thanë se do ta kundërshtonin në rrugë ligjore, por më vonë hoqën dorë.

Në vitin 2023, Taylor paditi këngëtaren për shkelje të emrit të markës tregtare dhe fitoi, pasi shitja nga ana e këngëtares e xhaketave, bluzave dhe pantallonave sportive gjatë turneut të vitit 2014 u konsiderua shkelje e ligjeve për markat tregtare.

Por në vitin 2024 vendimi u përmbys në apel, pasi gjyqtarët thanë se Katy Perry kishte përdorur emrin e saj si markë tregtare pesë vjet para se Taylor të fillonte biznesin e saj.

Vendimi i së mërkurës konstatoi se duke pasur parasysh “forcën e shtuar të reputacionit të Katy Perry”, “asnjë person i zakonshëm në Australi… pas një momenti reflektimi” nuk do të mendonte se produktet Katie Perry lidhen me këngëtaren amerikane.

“Kjo çështje nuk ka qenë kurrë vetëm për një emër,” tha Taylor. “Ka qenë për mbrojtjen e bizneseve të vogla në Australi, për të mbrojtur atë që është e drejtë dhe për të treguar se të gjithë kemi rëndësi.”

Vitet e fundit, Katy Perry ka qenë shpesh në titujt e mediave për arsye të ndryshme, nga talljet pasi puthi tokën pas zbritjes nga një fluturim hapësinor i Blue Origin, te divorci i saj shumë i përfolur nga aktori Orlando Bloom dhe lidhja e saj e re me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Sqarim: Shqiptimi i emrave “Katy” dhe “Katie” tingëllon njësoj në gjuhën angleze.