Nëse do të zgjidhej në krye të PD-së, si do ta luftonte Mereme Sela kryeministrin Edi Rama. Ajo thotë se hapi i saj i parë do ishte bashkimi i opozitës dhe t’i jepte fund luftës për karrige.

Marsela Karapranço: Cili është mendimi juaj për Ramën dhe si do ta luftoni atë politikisht?

Mereme Sela: Fillimisht të bashkojmë opozitën, të kemi një opozitë dinjitoze që të jenë për interesin e popullit dhe të mos jenë në luftë me karrige. Unë nuk jam për këto luftërat. Të kemi opozitën të bashkuar, të kemi idetë e qarta, programin e qartë.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Një jetë mjeke, rrëfimi i Mereme Selës që kërkoi të sfidojë Berishën: Të ikë nga PD, partia ka nevojë për imazh të ri! Gara e paracaktuar? Iluzion, nuk përdorem nga askush