TIRANE – Nga sot invalidët e punës, përmes një vendimi të Shoqatës së Transporteve, janë të detyruar të paguajnë biletën e transportit urban, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë kur ky shërbim i është ofruar falas.
 
Në të gjitha linjat urbane janë vendosur njoftime për këtë ndryshim, ndërsa vendimi ka nisur të zbatohet këtë të martë (1 Korrik) në transportet urbane në Shkodër, Durrës, Tiranë dhe Kamëz.
 
Bashkia e Tiranës, e cila ka në administrim transportin urban, u kishte kërkuar një muaj kohë Shoqatës së Transporteve (nga 1 Qershori) përballë kërkesës së tyre për rimbursimin e kostos së invalidëve.
 
Interesit të A1 REPORT në lidhje me këtë vendim, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i është përgjigjur duke u shprehur se “Shoqata e Transporteve dhe bashkia nuk kanë të drejtë të shkelin ligjin për të drejtat e individëve përmes së cilit u sigurohet transporti falas”. Në rast se linjat urbane nuk do të njohin librezat e invalitetit, Kalemi thotë se do të merren masa deri në rishikim të licencave të subjekteve. Ai thotë se po përgatitet një VKM që Bashkia të rimbursojë kostot e trasnportit publik, i cili është një detyrim i saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)