‘Jo më në burg për 1 cigare hashash’, marrëveshje mes Bashkisë Tiranë e Ministrisë së Drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin,  Manja: Trajtim në qendrat multifunksionale

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur sot një marrëveshje për trajtimin e të miturve që shkelin ligjin. Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se nuk duhet të mbushen burgjet me të rinj që kapen me një cigare hashash, por ata duhet ndihmohen, duke përmendur qendrën sociale në Kombinat, ku thotë se ka një gamë shërbimesh. Për Veliajnë janë psikologët dhe mentorët ata që transformojnë të rinjtë dhe jo gardianët e burgut.

"Po flasim për një konsultim publik edhe për dekriminalizimin e hashashit. Shumica e shteteve të SHBA po e dekriminalizojnë. A ja vlen të mbushim burgjet për një cigare hashash me të rinjtë e Samiut e Petroninit? Kemi qendrën sociale në kombinat me një gamë shërbimesh, kurse për zanatet janë po ashtu fokusi ynë. Një psikolog ose mentor mund t'i transformojë jetën një të mituri, një gardian Jo. E nisim ne në Tiranë, por duhet të na ndjekin bashkitë e tjera. Kemi kaluar thatësirë, përmbytje zjarre në vitet e para në qeverisjen në bashki. E pastaj borë e më kërkonin ku i ke borëpastrueset kryetar. Pastaj tërmeti. Pastaj pandemia. Tani lufta. Ishalla nuk bie ndonjë vullkan në Dajt. Këto kanë kosto sociale. Stafi ynë shërbeu me amerikanët për afganet. Me kaq shume drama, veç kosto financiare ka e kosto sociale. S'jemi këtu për ata qe u ka ecur jeta. Jemi për ata që kanë patur një cedim apo problem", tha ai.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se qëllimi është rehabilitimi dhe jo ndëshkimi i fëmijëve. Ai shtoi se ata do të trajtohen nga qendra multifunksionale e bashkive.

"Qëllimi është rehabilitimi jo ndëshkimi i fëmijëve. Kemi qëllim rehabilitim. Marrëveshja me Veliajn është urë e rëndësishme midis Ministrisë së Drejtësisë e bashkisë Tiranë për realizimin e masave alternative. Duhen marrë parasysh rrethanat familjare e kushtet e të miturve. Do i trajtojmë nga qendra multifunksionale e bashkive. Do trajtohen jashtë burgjeve. Për rehabilitimin e të miturve kemi realizuar edhe qendrën për parandalimin e krimeve për të miturit. Kemi një vullnet të perbashkët ne si ministri e Bashkia e Tiranës për të rehabilituar fëmijët në konflikt me ligjin", theksoi ministri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'