Jo vetëm det! Turistët e huaj preferojnë edhe lumenjtë shqiptarë! Kanoe, rafting dhe kajak në lumin Drin

Bukuritë natyrore, ajri i pastër, mikpritja, si dhe ushqimet tradicionale tipike shqiptare po shtojnë gjithnjë e më tepër fluksin e turistëve në vend.

Krahas pushimeve në qytetet bregdetare, të shumtë janë të huajt që zgjedhin edhe zonat malore të vendit për të shijuar freskitë e natyrës, apo lojërat e ndryshme ujore  sportive si ato me kanoe, rafting apo kajak, të cilat janë kthyer në trend.

‘Unë kam bërë kanoe që kur kam qenë 13 vjeç, dhe pothuajse janë bërë 50 vjet që bëj kanoe. Kam parë shumë vende të tjera. Unë kam qenë në shumë lumenj të botës, por dua të them që ajo që kam parë në Shqipëri më ka surprizuar. Është shumë afër, pa shkuar shumë larg në Mongoli, apo në vende të tjera. Kalon Adriatikun edhe ke një botë të tërë për të eksploruar, lumenj të mrekullueshëm. Shpresojmë që edhe në të ardhmen mund ta zbresim këtë lumë, pa diga, pas pasur pengesa, sepse është i mrekullueshëm, një nga të vetmit në Evropë që ta jep këtë mundësi.’- u shpreh Lorenzo Molinari.

Turistët Italianë Andrea dhe Valentina tregojnë për Report TV se janë rikthyer në Shqipëri pas pothuajse 30 vitesh. ndryshe nga zonat e tjera që kanë pësuar ndryshime drastike, ata thonë se panorama që të ofron Lumi Drin është e vetmja që nuk ka ndryshuar.

“Ne erdhëm 1 javë më parë, por hera e parë që kam ardhur këtu ka qenë vitit 1994. Kam ardhur për të parë lumin drin, i cili është ndër të vetmit lumenjë në Shqipëri që ka ujë dhe në verë.  Kemi ardhur për të bërë eksplorime, pothuajse në të gjithë lumenjtë, dhe tani kemi përfunduar në atë të Drinit. Është një lumë perfektë për të gjithë turistët për rafting ka disa vende që janë shumë të thjeshta që mund të shkojnë me kanoe siç është kjo mbrapa meje. Është një udhëtim shumë i bukur që mund të bëhet në 3 ditë, që mund të flesh edhe në lumë. Kjo nuk mund të bëhet në të gjithë lumenjtë e Evropës. Turistët vijnë këtu për të parë atë që nuk e kanë në shtëpinë e tyre, në vendin e tyre”.- tha Andrea Gatti, turist italian.

‘Me rikthimin këtu dua të theksoj se edhe pse Shqipëria ka ndryshuar e gjitha, sigurisht duke ardhur këtu ndoqëm një autostradë, gjërat janë zhvilluar, ka infrastrukturë më të mirë, njerëzit sillen më ndryshe, përdorin euro, ndërsa e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar fare, pothuajse fare është lumi Drin. E fundit, lumi është i jashtëzakonshëm, ka disa veçanti krahasuar me lumenjtë që ne kemi vizituar në vendet e tjera. E bënë të veçantë e të vizitueshëm dhe fakti që ka ujë gjatë gjithë kohës, po ashtu edhe këto zonat e vogla, shtëpitë në mes të lumit, që duken sikur lumi ka hapur krahët për të mbledhur banorët.’- tha Valentina Scaglia.

Ende pa arritur në pikun e sezonit, turistët e huaj kanë pushtuar çdo cep të Shqipërisë, që vitet e fundit është kthyer ndër destinacionet më të frekuentuara për turistët nga mbarë bota.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte